Konsumatorët
Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit ARKEP,
- Implementon akte ligjore dhe miraton akte nënligjore për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, si dhe bënë monitorimin e implementimit të këtyre akteve
- Përmes liberalizimit të tregut, u ofron konsumatorëve më shumë zgjedhje dhe kualitet më të lartë të shërbimeve, çmime më të ulëta dhe mbulueshmëri më të madhe në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
- harton udhërrëfyes për të drejtat dhe obligimet e konsumatoreve, të cilat publikohen në ueb faqen e ARKEP
- njofton konsumatorët me kohë për zhvillimet dhe ndryshimet në sektorin e Komunikimeve Elektronike,
- monitoron dhe inspekton ofruesit e shërbimeve të Komunikimeve Elektronike dhe atyre postare
- shqyrton ankesat e konsumatorëve dhe zgjidh mos-marrëveshjet në mes ofruesve të shërbimeve dhe konsumatorëve
Ofruesit e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike janë të detyruar të publikojnë informacion të saktë dhe të hollësishëm për tarifat dhe kushtet e përgjithshme për qasje dhe përdorimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike. Këtë informacion operatorët janë të obliguar që të publikojnë përmes mjeteve të informimit me publikun.