Neni 10 i Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109, përcakton kompetencat e ARKEP si në vijim:
1) Përgatit në bashkëpunim më ministrinë Planin Kombëtar të Radio-Frekuencave dhe punon për harmonizimin e këtij plani me politikat ndërkombëtare mbi zhvillimin e spektrit të radio-frekuencave.
2) Mbledhë dhe përpunon të dhënat statistikore nga ndërmarrësit që kryejnë veprimtarinë e tyre në fushën e komunikimeve elektronike.
3) Publikon çdo informacion të nevojshëm për zhvillimin e një tregu të hapur dhe konkurrues.
4) Miraton legjislacionin sekondar lidhur me implementimin e ligjit për komunikimet elektronike, ligjit për shërbimet postare dhe strategjitë/politikat e miratuara nga Qeveria.
5) Miraton vendimet në lidhje me përcaktimin e tregjeve përkatëse, kryen analizat e tregut dhe imponimin, si dhe tërheqjen e obligimeve të rregullatorit tek operatorët me fuqi të ndjeshme tregu.
6) Miraton vendimet lidhur me përcaktimin e ofruesve të shërbimeve universale dhe përcaktimin e obligimeve dhe të drejtave të tyre.
7) Monitoron dhe rregullon dispozitat e komunikimeve elektronike publike të rrjetave dhe shërbimeve.
8) Zgjidhë mosmarrëveshjet, duke përfshirë ato që lidhen me çështjet e përdorimit të përbashkët të faciliteteve dhe pasurive në mes të ndërmarrësve.
9) Zgjidhë mosmarrëveshjet në mes të përdoruesve fundorë dhe operatorëve të shërbimeve publike të komunikimeve elektronike.
10) Monitoron dhe rregullon përdorimin e përbashkët të faciliteteve dhe pasurive.
11) Miraton Planin Kombëtar të numeracionit, Planin për përdorimin e Radio-Frekuencave (kanaleve) dhe planet e zhvillimit të radio komunikimit.
12) Menaxhon resurset e fundme - spektrin e radio-frekuencave dhe hapësirën e numeracionit në komunikimet elektronike.
13) Zbaton detyrat që lidhen me kompatibilitetin elektromagnetik, përdorimin e pajisjeve dhe mjeteve, radio-monitorimin dhe eliminimin e Interferencave (ndërhyrjeve) të Radios.
14) Lëshon autorizime dhe akte të tjera në pajtueshmëri me dispozitat e ligjit/ligjeve si dhe rregulloret e miratuara.
15) Miraton vendimet lidhur me grantet, transferet dhe revokimin e licencave individuale për përdorimin e spektrit të radio-frekuencave në bazë të tenderit publik dhe procedurave të Ankandit publik.
16) Kontribuon në përgatitjen e propozimeve të strategjive kombëtare dhe politikave.
17) Brenda fushëveprimit të kompetencave të veta, bashkëpunon dhe participon në punën e organeve punuese administrative dhe ndërkombëtare, regjionale, si dhe organizatave dhe institucioneve në fushën e komunikimeve elektronike aty ku aderon Republika e Kosovës.
18) Në bazë të autorizimeve të marra, lidhë marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale në fushën e komunikimeve elektronike.
19) Publikon informatat/udhërrëfyes lidhur me zbatimin e ligjit brenda fushës dhe duke iu nënshtruar procedurës dhe kushteve të vendosura nga vetë ARKEP.
20) Kryen funksionet e qendrës kompjuterike për reagime emergjente me qëllim të ballafaqimit me rreziqet për sistemet publike të komunikimeve elektronike.
21) Bën konsultime lidhur me zbatimin e ligjit si dhe rregulloret e nxjerra nga ARKEP.