Planifikimi i spektrit

PLANI DHE TABELA KOMBËTARE E SHPËRNDARJES DHE SHFRYTËZIMIT TË SPEKTRIT RADIO-FREKUENCOR PËR KOSOVË

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit, me qellim  që të siguroj përdorim të frytshëm, efektiv, dhe perqendrim te  mbrojtjes dhe  shfrytëzimit të duhur  të spektrit frekuencor ka harmonizuar dhe pershtate Tabelen Ekzistuese te Radiofrekuencave per Kosove me Planin dhe Tabelën Kombetare te Shperndarjes dhe Shfrytezimit te Spektrit Radiofrekuencor per Republiken e Kosoves.

Plani Kombetar i Shperndarjes dhe Shfrytezimit te Spektrit Radiofrekuencore  se bashku me Tabelen e Shperndarjes dhe Shfrytezimit te Spektrit Radiofrekuencore në brezin  9 kHz deri ne 275 GHz per Republiken e Kosoves eshte perpliuar nga ART dhe eshte dorzuar ne Kuvendin e Kosoves per miratim ne muajin prill 2011.

Plani dhe Tabela  Kombetare te Shperndarjes dhe Shfrytezimit te Spektrit Radiofrekuencor per Republiken e Kosoves eshte harmoizuar ne perputhshmeri me Tabelës se Përgjithshme Evropiane te Shpërndarjes  dhe shfrytezimit te Frekuencave te peshkruar sipas Raporti 25 te ERC të  Komitetit Elektronik të Komunikimeve (ECC – European Communication Committee ) si dhe rekomandimeve relevante CEPT dhe  ITU-s. Plani dhe Tabela Kombetare e Shperndarjes dhe Shfrytezimit te Spektrit Radiofrekuencor per Kosove gjate perpilimit dhe pergaditjes eshte shpallur edhe ne konsultim publik per te gjithe te interesuarit qe kane te bejne me shfrytezimin e Spektrit frekuencore  duke dhene mundesin e dhenies se mendimeve, sygjerimeve dhe vrejtjeve per brezet frekuencore  dhe sherbimeve telekomunikues te inkorporuar ne kete dokument. Nje kordinim dhe harmonizim i vazhdueshme ka qene me KFOR –in si shfrytezues i rëndësishem i Spektrit Frekuencore. Plani dhe Tabela e Shperndarjes dhe Shfrytezimit te Spektrit Radiofrekuencor per Republiken e Kosoves eshte perpiluar dhe pergaditur nga ART ne tri gjuhe Shqip, Serbisht dhe Anglisht. Deri ne miratimin dhe aprovimin e ketij dokumenti nga Kuvendi i Kosove te parapare me nenin 63 paragarafi 3 të Ligjit  të Telekomunikacionit 2002/7, të amendamentuar me Ligjin nr, 03/L-085, do te paraqesim si DRAFT dokument.

  • Prishtinë, 28 Prill 2017

    PLANI i Shperndarjes dhe Shfrytëzimit te Brezit Frekuencor 2 GHz per sherbime IMT-2000 dhe UMTS-

    Bordi i Autoritetit me Vendimin Nr. 978 Miratoi; “Planin e Shpërndarjes dhe Shfrytëzimit të Brezit Frekuencor 1900 – 1920 MHz, 1920-1980/2110-2170 MHz dhe 2010 -2025 MHz për Shërbimet Mobile të Radio Komunikimeve UMTS/IMT -2000 dhe IMT e Avancuar”

    lexo më shumë
  • Prishtinë, 28 Shkurt 2013

    Plani i Përdorimit të Radio Frekuencave

    Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP) në referim të objektivave ligjore të parapara me Ligjin për Komunikime Elektronike, si dhe në funksion të planifikimit optimal teknik dhe ekonomik për dhënien në përdorim të radio frekuencave, ka miratuar

    lexo më shumë
  • Prishtinë, 19 Maj 2011

    PLANI KOMBËTAR I SHPËRNDARJES DHE SHFRYTEZIMIT TË SPEKTRIT RADIOFREKUENCOR

    TABELA E SHPËRNDARJES DHE SHFRYTËZIMIT TË SPEKTRIT RADIOFREKUENCORE NË BREZIN 9 kHz DERI 275 GHz NË REPUBLIKËN E KOSOVËS,

    lexo më shumë