Kapitulli V i Ligjit nr.04/L-109 per Komunikime Elektronike definon parimet e Sherbimet Univerzale
Ne baze te nenit 28 te LKE Autoriteti miraton rregullat për përcaktimin e shërbimit universal si dhe të përcaktojë fushëveprimin e shërbimeve universale, kërkesat e kualitetit të shërbimit, procedurën dhe kushtet për ofrimin e shërbimit të tillë, procedurën, kushtet dhe rastet për imponimin e detyrimeve të shërbimit universal për ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike.
Në territorin e Republikës së Kosovës do të sigurohet ofrimi i këtyre shërbimeve universale:
- lidhja, me kërkesën e tij, e shfrytëzuesit fundor në rrjetin publik të komunikimeve, duke siguruar qasje në shërbimet telefonike, të disponueshme për publikun nga një vendndodhje gjeografike e përcaktuar, duke i krijuar mundësi shfrytëzuesit të bëjë dhe të pranojë thirrje lokale, kombëtare e ndërkombëtare, komunikimin me faks dhe komunikimin e të dhënave;
- shërbimi i kërkimit të të dhënave të numratorit në dispozicion të publikut, që plotëson kërkesat e përgjithshme të parashikuara në paragrafin 8. të nenit 28;
- sigurimi i telefonave publik me pagesë apo pikave tjera qasëse të telefonisë publike, duke plotësuar nevojat e arsyeshme të shfrytëzuesve fundorë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Telefonat publik me pagesë duhet të mundësojnë lidhjen me shërbimet e emergjencës pa pagesë dhe pa qenë nevoja e përdorimit të mjetit të pagesës, të parashikuar për to;
- sigurimi i kushteve për qasje të barasvlershme dhe përdorimin e shërbimeve telefonike të disponueshme për shfrytëzuesit fundorë, me aftësi të kufizuara, duke përfshirë qasje në shërbimet e thirrjeve të emergjencës, të numratorit telefonik për të gjithë shfrytëzuesit në Republikën e Kosovës.
Megjithate, Autoriteti ka të drejtë të vendos shërbime univerzale shtesë në bazë të LKE.