Interkoneksioni është lidhja fizike dhe logjike e rrjeteve publike të komunikimit, të cilat përdoren nga i njëjti apo nga ndërmarrës të ndryshëm, në mënyrë që t'i lejojë përdoruesit e një ndërmarrësi të komunikojnë me përdoruesit e të njëjtit ose të një ndërmarrësi tjetër, ose të lejojë qasjen për shërbimet e ofruara nga një ndërmarrës tjetër. Interkoneksioni është një lloj i veçantë i qasjes, që zbatohet ndërmjet operatorëve të rrjeteve publike të komunikimit.
Interkoneksioni është një nga parakushtet kyçe si për zhvillim efektiv të tregut ashtu edhe për krijimin e një konkurrence efektive dhe të shëndoshë.
ARKEP ka miratuar dokumentet e nevojshme përmes së cilave është krijuar qartësia e duhur rregullatore, me të cilat lehtësohet interkoneksioni në mes rrjetave të komunikimeve elektronike në Kosovë:
- Rregullore për Sigurimin e Qasjes
- Rregullore për Interkoneksionin
- Oferta Referente për Interkoneksion në Rrjetin e Telefonisë fikse të PTK. Sh.A.
- Kërkesat për Qasje dhe Interkoneksion për terminimin e thirrjeve në rrjetin e telefonisë të IPKO Telecommunications LLC.