E Drejta Për Shteg

Operatori do të ketë të drejtë që të shtrijë rrjetin e komunikimeve elektronike në tokën në pronësi të tij, në bazë të së drejtës mbi pronësinë ose në bazë të së drejtës së servitutit, apo kur operatori ka të drejtë ta përdorë atë në baza të tjera pa ndryshuar qëllimin e tokës.

Me qëllim të inkurajimit të shfrytëzimit efikas të infrastrukturës së komunikimeve elektronike dhe infrastrukturës tjetër të përshtatshme për shtrirjen dhe/ose akomodimin e rrjeteve publike të komunikimeve elektronike, me qëllim të zvogëlimit të kostos për shtrirje të rrjetave publike të komunikimeve elektronike, ART më datë 19 Mars 2012 ka miratuar Dokumentin "Rregullore për të drejtën e shtegut dhe shfrytëzimin e përbashkët të Infrastrukturës"

E drejta për të shfrytëzuar infrastrukturën në nivel nacional dhe komunal do të ju ofroj operatorëve mundësinë e shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike më shpejtë se sa në rastet kur infrastruktura nuk do të përdorej aty ku do të kishte mundësi;