Infrastruktura

Njëra nga detyrat dhe objektivat kryesore të përcaktuara me Ligjin për Komunikimet Elektronike është zhvillimi i rrjetave dhe ofrimi i shërbimeve cilësore për përdoruesit fundor në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Është objektiv i përgjithshëm i ARKEP-it që të krijoj kushte të përshtatshme për përdorim të përbashkët të infrastrukturës aty ku një gjë e tillë është e mundur.

Ndërmarrësit, që ndërtojnë dhe/ose përdorin rrjete publike të komunikimeve elektronike dhe ofrojnë shërbime të komunikimeve elektronike në dispozicion të publikut janë të detyruar të zbatojnë kushtet e Ligjit dhe të akteve të tjera ligjore dhe nënligjore, si dhe rregulloret e nxjerra në zbatim të këtij ligji, që të mos rrezikojnë rendin publik, jetën dhe shëndetin e qytetarëve, sigurinë publike dhe mbrojtjen e vendit.

Nëse operatori nuk mund të realizoj të drejtën për të shtrirë infrastrukturën e nevojshme të komunikimeve elektronike ose kostot e realizimit të së drejtës së tillë janë të larta në mënyrë jo-proporcionale, ARKEP mund të kërkojë që ndonjë operator ose nga personat tjerë që kontrollojnë infrastrukturën përkatëse që të lejojnë, në kushte jo-diskriminuese shfrytëzimin e përbashkët të infrastrukturës ekzistuese relevante, ose shtrirjen e infrastrukturës së komunikimeve elektronike kur kjo kosto është efikase dhe nuk kërkon punë të konsiderueshme shtesë. Informata më të detajuara rreth procedurave të parapara për shfrytëzimin e përbashkët të Infrastrukturës së komunikimeve elektronike janë dhënë në Dokumentin "Rregullore për të drejtën e shtegut dhe shfrytëzimin e përbashkët të Infrastrukturës" të miratuar nga ARKEP.