Roaming

UDHËZUES PËR KONSUMATORËT

TARIFAT E ROAMINGUT në vendet e Ballkanit Përendimor (WB6) 

Udhëzuesi ka për qëllim t’i njoftoj parapaguesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike mobile lidhur me tarifat e reja të rregulluara të roamingut në mes të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Përendimor (BP) si dhe të drejtat që ata kanë.

Tarifat e reja të roamingut, të cilat aplikohen nga data 01 Korrik 2019 vlejnë për vendet e BP si në vijim: Shqipëri, Maqedoni Veriore, Malin e Zi, Bosne dhe Hercegovinën, si dhe Serbinë.

Nga data 01 Korrik 2019 tarifat e roamingut (thirrjet, SMS dhe të dhëna/internet) në mes Republikës së Kosovës dhe vendeve të BP janë zbritur ndjeshëm deri në eliminimin e plotë që do të ndodh më datë 01 Korrik 2021.

Për më tepër informata rreth tarifave të roamingut në vendet e Ballkanit Perendimor  shkarko Udhëzuesin për Konsumatorë.

UDHËZUES PËR OPERATORËT

Ky udhëzues përfshinë sqarimet e nevojshme si për tarifat me pakicë (Retail) ashtu dhe për ato me shumicë (Wholeseale).

Udhëzues është përgatitur duke iu referuar dokumentit të BEREC, “BoR (16) 34 BEREC Guidelines on Regulation (EU) No. 531/2012 as amended by Regulation (EU) No. 2120/2015 (Excluding Articles 3, 4 and 5 on wholesale access and separate sale of ser-vices)”, duke i përshtatur në kontekstin e marrëveshjes rajonale të roamingut (RRA WB6), dhe shërbejnë kryesisht për zbatimin e fazës tranzitore të roamingut (Rome Like at Home Plus - RLAH+), për më tepër shkarko Udhëzuesin për operatorë.