Në mbështetje të nenit 10, nenit 27, paragrafët 1) dhe 3) të Ligjit për Komunikime Elektronike dhe Postare Nr. 04/L-109; Rregullores për Pagesat për Mbikëqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare (Nr. Prot. 025/B/20), Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) komunikon për vëmendje të subjekteve të autorizuara nga ARKEP interpretimin/njoftimin e si mëposhtëm;
Çdo ndërmarrje individuale apo person juridik i autorizuar nga ARKEP për ofrimin e rrjeteve dhe/ose shërbime publike të komunikimeve elektronike (ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit) është e obliguar që për vëmendje të ARKEP-it të dorëzojnë raportin vjetor të pasqyrave financiare për vitin e përfunduar (2020) më së largu deri më 31 mars 2021.
Për shkak të rrethanave të pandemisë, pasqyrat financiare dërgohen të skanuar njëkohësisht në dy e-mailat vijues:
Të gjithë ndërmarrjet që nuk i dorëzojnë raportet financiare deri më 31 mars 2021 do të jenë subjekt i aplikimit të sanksioneve ekonomike.
Në shtojce i gjeni kriteret për mënyrën e raportimit të dorëzimit të raporteve financiare sipas madhësisë përkatëse të ndërmarrjes.