Në përputhje me dispozitat e nenit 7, pika (2.8) të Ligjit Nr. 06/L-038, për Shërbimet Postare, Sektori i Shërbimit Postar (SSHP) në kuadër të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), publikon dokument Raportin;
Ky dokument raport, pasqyron të dhënat dhe indikatorët kryesorë të tregut të shërbimeve postare për periudhën; 1 Janar - 31 Dhjetor 2019, dhe është përgatitur mbi bazën e analizimit të të dhënave zyrtare dhe informacioneve të pranuara për vëmendje të Autoritetit nga të gjithë operatorët e shërbimeve postare lidhur me ofrimin e shërbimeve postare.
Autoriteti, sqaron të gjitha palët pjesëmarrëse në Sektorin e Shërbimeve Postare, publikun dhe opinionin e gjerë, se bazuar në detyrimet e saja ligjore për ruajtjen e fshehtësisë dhe konfidencialitetin e të dhënave, jo të gjitha informacionet e dërguara nga operatorët postar, janë të përfshira dhe publikuara në këtë raport. Raporti, pasqyron gjendjen reale të tregut të shërbimeve postare në Republikën e Kosovës dhe është hartuar duke marrë në konsideratë kushtet dhe gjendjen e tanishme të sektorit postar në Republikën e Kosovës.