Autorizimet e përgjithshme

Në përputhje me dokumentin "Rregullore për Autorizimet e Përgjithshme", aktivitetet e komunikimeve elektronike, të cilat ndërmarrësit duhet t'i njoftojnë pranë ARKEP-it janë si në vijim:

-        Ofrimi i rrjeteve dhe/ose shërbimeve publike të telefonisë fikse;

-        Ofrimi i rrjeteve dhe/ose shërbimeve publike të telefonisë mobile;

-        Ofrimi i shërbimeve të linjave me qira;

-        Ofrimi i rrjeteve dhe/ose shërbimeve satelitore të komunikimeve elektronike;

-        Ofrimi i shërbimeve të transmetimit të të dhënave (Interneti);

-        Ofrimi i shërbimeve me vlerë të shtuar

Ndërmarrësi, i cili njofton për ofrimin e shërbimeve dhe/ose rrjeteve të komunikimeve elektronike, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Ligjin për komunikimet elektronike Nr.04/L-109 dhe rregulloret e miratuara nga ARKEP, ka të drejtë:

-        të negocioj për interkoneksion dhe kur është e zbatueshme të marr qasje nga ndërmarrësit tjerë të rrjeteve dhe shërbimeve publike të komunikimeve elektronike.

-        për tu përcaktuar si ofrues i shërbimit universal për shërbimet e veçanta në skemën e shërbimit universal.