Vendim Nr 1601 Dhenia e Autorizimit Individual PK SHA

Në mbështetje të nenit 7, paragrafi 2, nën-paragrafët 2.2); 2.3) dhe 2.9), nenin 11, nenin 23, dhe nenin 59, paragrafi 3), të Ligjit Nr. 06/L-038, për shërbimet postare (tutje referuar si; Ligji), nenit 79, paragrafët 1), dhe 2), të Ligjit Nr. 04/L-109, për Komunikimet Elektronike (tutje referuar si; LKE);. nenit 13, paragrafi 1), dhe 5), i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si: ARKEP ose Autoriteti), Bordi i Autoriteti në mbledhjen e 54, me radhë, të mbajtur më datë;  24 Qershor 2020, ka miratuar kërkesën e 'Postës së Kosovës' Sh.A., për dhënien e 'Autorizimit Individual', për ofrimin e shërbimeve universale postare, në territorin e Republikës së Kosovës.

Andaj së bashku me këtë shkresë të bashkangjitur gjejë:

-        Vendimin Nr. 1601, për dhënien e Autorizimit Individual për ofrimin e shërbimit universal postar në Republikën e Kosovës (Ref. Vendimi Nr. 1601, Nr.Prot. 037/B/20, datë; 07/07/2020);

-        Autorizimin Individual për ofrimin e shërbimit universal postar në Republikën e Kosovës,  (Ref. Autorizimi i Individual, Nr. Prot. 101/A/20, datë; 07/07/2020), dhe

-        Termat dhe kushtet e përgjithshme për ofrimin e shërbimit universal postar (që janë miratuar me Vendimin Nr. 1601, dhe janë pjesë e Autorizimit Individual).