Me qëllim të kryerjes së përgjegjësive të veta dhe monitorimit në vazhdimësi të zhvillimit të Tregut të Komunikimeve Elektronike në Republikën ne Kosovës, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (Autoriteti) duke u bazuar në nenin 17 dhe 18 të Ligjit për Komunikime Elektronike L/04-109, Rregullores për të dhënat Statistikore Periodike te Operatorëve, të cilët ofrojnë Shërbime të Komunikimeve Elektronike Postare, Rregullores për Autorizime të Përgjithshme (kushteve te përgjithshme të Autorizimeve/Licencës për Ofrimin e Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike), mbledh dhe përpunon të dhëna statistikore.
Të dhënat mblidhen nga të gjithë operatorët e licencuar përmes pyetësorëve në baza tremujore. Të dhënat e mbledhura verifikohen dhe strukturohen në një raport të konsoliduar tremujorë dhe publikohet në ueb faqen e Autoritetit. Raporti ka natyrë periodike, përkatësisht çdo tre muaj, me ç'rast operatorët e licencuar janë të obliguar t'i dorëzojnë Autoritetit pyetësorët e plotësuar me të dhënat në përputhje me rregulloren e lartpërmendur. Kështu që raporti në vazhdimësi, konform risive në treg mund të pasurohet edhe me tregues të tjerë, apo informacione statistikore më të detajuara me interes për operatorët alternativë dhe tregun në tërësi.