Kapitulli XIII i Ligjit nr.04/L-109 per Komunikime Elektronike definon çeshtjen e Zgjidhjes se Mosmarrëveshjes në mes të operatorëve
Autoriteti, bazuar në kornizën e procedurës paraprake jashtëgjyqësore dhe të detyrueshme, zgjidh mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me subjektin e këtij ligji që shfaqen në mes të ndërmarrësve që ofrojnë rrjeta dhe/ose shërbime të komunikimeve elektronike,duke përfshirë edhe ato të cilat lidhen me çështjet e përdorimit të përbashkët të faciliteteve dhe aseteve.
Autoriteti zgjidhë mosmarrëveshjen në përputhje me parimet dhe objektivat e këtij ligji, si dhe në përputhje me parimet e përqendrimit dhe efikasitetit të kostos, bashkëpunimit, konkurrencës, gatishmërisë dhe barazisë procedurale të palëve të referuara në dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi që do të aplikohen mutatis mutandis, përveç nëse parashihet ndryshe në këtë ligj.
Autoriteti merr vendim për zgjidhje të mosmarrëveshjes jo më larg se katër (4) muaj nga data e pranimit të aplikacionit, përveç në rastet kur nevojitet kohë më e gjatë e imponuar nga rrethanat e jashtëzakonshme (numri i madh i dëshmive, rrethanat e komplikuara për zgjidhje të mosmarrëveshjes etj).
Vendimi i Autoritetit (përfshirë vendimet procedurale të bëra gjatë procesit të zgjidhjes së mosmarrëveshjes) duhet të jetë në fuqi dhe të jetë detyrues nga dita e vendimmarrjes. Vendimi mbetet në fuqi dhe është detyrues edhe nëse apelohet në gjykatë, përveç në rastet kur gjykata vendos ndryshe në pajtim me procedurat e përcaktuara me ligje.
Vendimi i Autoritetit për zgjidhje të mosmarrëveshjes, apo për ndërprerjen e procesit mund të apelohet në Gjykatën kompetente brenda afatit prej tridhjetë (30) ditëve nga data e marrjes së vendimit.