SPEKTRI FREKUENCOR

Spektri i radio-frekuencave – përfshin valët elektromagnetike në diapazonin e frekuencave 9 kHz deri 3000 GHz, të cilat përhapen në hapësirë pa nevojën e linjave të veçanta,  dhe  si burim i kufizuar natyror  me rendësi publike paraqet nje indikator esencial ne zhvillimin tregut te  komunikimeve elektronike ne  Republikën e Kosoves ne shume sfera te rëndësishme si: komunikimit pa tel si Wi-Fi ose telefonin Mobile,  shfrytëzimi  ne lëmit e  transportit, transmetimeve  radio difuzive , sigurinë publike, hulumtime, mbrojtjen e mjedisit dhe energjisë, shkence dhe edukim etj.

Spektri frekuencore (kanalet) do të menaxhohet duke u bazuar në Planin Kombëtar të Radio-frekuencave dhe Planin për përdorimin e radio-frekuencave (kanaleve), plane te  harmonizuara  konform  politikave  kombëtare dhe ndërkombëtare mbi zhvillimin e spektrit të radio-frekuencave.

Plani kombëtar i Radio-frekuencave – është dokument i miratuar nga Qeveria, aprovuar nga Kuvendi i Kosoves  dhe përgatitur nga  ARKEP dhe Ministria. Plani përgatitet ne harmoni me dokumente ndërkombëtare ( Rekomandimet, vendimet dhe  Raportin 25 te CEPT) që përcakton brezet frekuencore për shërbime të ndryshme dhe vendos kushtet bazë për ndarjen dhe dhënien e frekuencave, me qëllim të shfrytëzimit  efektiv të spektrit të radio-frekuencave dhe shmangien e interferencave;

Plani Ekzistues Kombëtar i Shpërndarjes dhe Shfrytëzimit te Radio frekuencave  është aprovuar nga Kuvendi I Republikës se Kosoves me dt. 23 qershor 2011.

Bazuar ne Ligjin e komunikimeve elektronike 04/L-109 detyrat kryesore te Autoritetit ( ARKEP) ne menaxhimin e spektrit frekuencore janë:

  • Në bashkëpunim më ministrinë Përgatit Planin Kombëtar të Radio-Frekuencave dhe punon për harmonizimin e këtij plani me politikat ndërkombëtare mbi zhvillimin e spektrit të radio-frekuencave.
  • Miraton legjislacionin sekondar lidhur me shfrytëzimin e resurseve frekuencore , të cilat janë në kompetencë të Autoritetit, mbështetur në dispozitat e ligjit te Komunikimeve Elektronike 04/L-109.
  • Miraton Planin për përdorimin e Radio-Frekuencave (kanaleve) dhe planet e zhvillimit të radio komunikimit. 
  • Menaxhon resurset e fundme – spektrin e radio-frekuencave 
  • Performon detyrat që lidhen me kompatibilitetin elektromagnetik, përdorimin e pajisjeve dhe mjeteve, radio-monitorimin dhe eliminimin e Interferencave (ndërhyrjeve) të Radios. 
  • Lëshon autorizime individual per Radio frekuenca 
  • Miraton vendimet lidhur me grantet, transferet dhe revokimin e licencave individuale për përdorimin e spektrit të radio-frekuencave në bazë të tenderit publik dhe procedurave të Ankandit publik. 
  • Kontribuon në përgatitjen e propozimeve të strategjive kombëtare, politikave qe kane te bëjnë me shfrytëzimin e resurseve  frekuencore dhe shërbimeve brezëgjera pa tela.  


Te gjithë operatoret dhe ofruesit e shërbimeve te komunikimeve elektronike  te cilët dëshirojnë  te shfrytëzojnë resurse frekuencore janë te obliguar qe te aplikojnë per te drejtën e shfrytëzimit  te tyre, ne ARKEP  para fillimit te aktivitetit te tyre konform legjislacionit primar dhe sekondar ne fuqi.

Shfrytëzimin e resurseve frekuencore ( radio frekuencave) i nënshtrohen sistemit  te pagesave per radio frekuenca dhe taksave administrative  ne përputhje me kushtet e vendosura ne Rregullore, Nr. 17 “‘Pagesat Për Shfrytëzimin e Radio Frekuencave” dhe Rregulloren Nr. 22  Për ‘Dhënien dhe Shfrytëzimin e Radio Frekuencave’,