Numeracioni

Qëllimi i kësaj Rregulloreje është definimi i Planit Kombëtar të Numeracionit, përcaktimit të strukturës, gjatësisë dhe procedurave për dhënien e numrave për qasje në rrjetet dhe shërbimet publike të komunikimeve elektronike, si dhe identifikuesit tjerë të rrjeteve të komunikimeve elektronike, ashtu që të:   

a)      sigurojë strukturim dhe shfrytëzim efikas të numrave dhe serive të numrave;

b)      plotësojë nevojat e arsyeshme të operatorëve dhe ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike për caktim të numrave;

c)       sigurojë që caktimi dhe përdorimi i numrave bëhet në mënyrë të ndershme, transparente dhe jo-diskriminuese;

d)     zbatoj parimin e neutralitetit teknologjik;

e)      të mbrojë interesat e parapaguesve të rrjeteve dhe shërbimeve publike të komunikimeve elektronike.

KRITERET PËR CAKTIMIN DHE REZERVIMIN E NUMRAVE

 Për caktimin dhe rezervimin e numrave, Autoriteti do të ketë parasysh faktorët në  vijim:

a)            shfrytëzimin efikas dhe efektiv të resurseve numerike;

b)            nevojën për resurse të mjaftueshme numerike që do të jenë në dispozicion për një periudhë më të gjatëkohore;

c)             kërkesat dhe dëshirat e aplikuesit, shfrytëzuesit dhe të  palëve tjera të interesuara;

d)           të drejtën e parapaguesve për të mbajtur numrin telefonik;

e)            shpenzimet, të cilat duhet t’i përmbushin aplikuesit dhe operatorët/ofruesit tjerë  publik të komunikimeve elektronike si dhe shfrytëzuesit gjatë  mbajtjes së numrit;

f)             përdorimin e serive numerike, të cilat më parë kanë‘ qenë të caktuara.

g)            përshtatjen e kërkesës me kushtet e Autoritetit sa i përket ndarjes së numrave, serive numerike, emrave dhe adresave;

h)            rekomandimet relevante të ITU dhe Bashkimit Europian, standardet dhe obligimet që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare; dhe

i)              shërbimet e emergjencës dhe faktorët tjerë, të cilët Autoriteti i konsideron relevant për zbatimin e qëllimit të  Planit të Numeracionit.

INFORMATAT E KËRKUARA PËR CAKTIMIN DHE REZERVIMIN E NUMRAVE

Në mënyrë që aplikuesit t’i caktohen/rezervohen resurset numerike, duhet të dërgojë të dhënat e mëposhtme/informatat tek Autoriteti:  

a)      Kërkesë duke specifikuar qartë arsyet e aplikimit;

b)      Emrin dhe qëndrimin e përhershëm, numrin e regjistrimit të biznesit, numrin fiskal, informatat e kontaktit nga dërguesi i kërkesës; 

c)       Aplikacioni i plotësuar dhe i nënshkruar vetëm nga personi i autorizuar;

d)     Resurset e kërkuara të numeracionit;

e)      Informatat rreth çmimeve dhe zbatimi teknik i shërbimit nëse e aplikueshme;

f)       Datën e planifikuar për fillimin e shfrytëzimit të resurseve të numeracionit dhe afatin kohorë; 

g)      Dëshmi mbi pagesën e bërë, me përjashtim të rasteve të specifikuar në nenin 5.4, të kësaj Rregulloreje.

PAGESAT VJETORE PËR CAKTIMIN DHE REZERVIMIN E NUMRAVE

Tarifat vjetore për tÑ‘ drejtÑ‘n e shfrytÑ‘zimit tÑ‘ resurseve numerike për shërbime të ndryshme janë të specifikuara në tabelën e mëposhtme:

Tabela 1: Tarifat vjetore të resurseve numerike e shprehur në euro (për numër)

 

Gjeografik/Fiks dhe Nomadik (2x, 3x dhe 7x)

Mobil (4x)

Shërbime të vçanta (8X)

Premium

Rate (9x)

MNC

ISPC

VAS SMS (5x)

NSPC

0.025 €

0.04 €

15 €

60 €

900 €

200 €

15 €

50 €

 

Tarifa për rezervim të numeracionit do të jetë 70% e tarifave për caktim të specifikuara në paragrafin 8.1.1) të këtij neni.

Pagesa vjetore për resurset e caktuara ose rezervuara për ndërmarrjet e rrjeteve dhe/ose shërbimeve publike të komunikimeve elektronike do të bëhet brenda periudhes prej nëntëdhjetë (90) ditësh pas përfundimit të çdo viti fiskal, nëse Bordi i Autoritetit nuk vendos ndryshe me vendim të vecantë. Ekzekutimi i pagesës duhet të bëhet brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e pranimit të faturës së lëshuar nga Autoriteti.

Nëse operatorët nuk e përmbushin obligimin financiar, Autoriteti do të zbatojë një masë sanksionuese prej 2% të tarifës së përllogaritur vjetore në emër të resurseve të caktuara/rezervuara.

Nëse vendimi për caktimin ose rezervimin e numrave dhe identifikuesve tjerë për ndërmarrjet e rrjeteve dhe/ose shërbimeve publike të komunikimeve elektronike merret në gjashtëmujorin e dytë të vitit, atëherë pagesa për vitin e parë përllogaritet 50% e tarifave të Numeracionit.