Operatorët

Bazat e së drejtës për përfshirje në aktivitetet e komunikimeve elektronike

Ndërmarrësi, i cili dëshiron të ofroj rrjete dhe/ose shërbime publike të komunikimeve elektronike, përpara fillimit të ushtrimit të aktivitetit duhet të përfundoj procedurën e njoftimit përmes regjistrimit ne Platformën elektronike  në ueb faqen e ARKEP.

Aktivitetet e komunikimeve elektronike, të cilat ndërmarrësit duhet të njoftojnë ARKEP janë:

1. Ofrimi i rrjeteve dhe/ose shërbimeve publike të telefonisë fikse

2. Ofrimi i rrjeteve dhe/ose shërbimeve publike të telefonisë mobile

3. Ofrimi i shërbimeve të linjave me qira

4. Ofrimi i rrjeteve dhe/ose shërbimeve satelitore të komunikimeve elektronike

5. Ofrimi i shërbimeve të transmetimit të të dhënave;

6.  Ofrimi i shërbimeve me vlerë të shtuar 

Regjistri i Njoftimit

Brenda pesë (5) ditëve të punës, nga data e kompletimit të njoftimit nga ndërmarrja, ARKEP e regjistron ndërmarrësin në Regjistrin e Njoftimit dhe konfirmon me shkrim për kryerjen e regjistrimit.